Si konsumohet mëngjesi në shtete të ndryshme?

Si konsumohet mëngjesi në shtete të ndryshme?

Nga Besara Kaja

Mëngjesi konsiderohet nga dietologët dhe nutricionistët si një nga vaktet më të rëndësishme, pasi furnizon trupin me  të gjithë energjinë e nevojshme për të nisur ditën.

Por si konsumohet ai në vende të ndryshme të botës? Si thoni sikur ta nisim me Shqipërinë dhe krahasimet i bëni vetë.

Shqipëri

Një nga format e shpejta që shqiptarët zgjedhin për të konsumuar në mëngjes është vezë e skuqur, e zierë apo omëletë, shoqëruar nga një gotë qumësht, dhe si gjithmonë një kafe.

Në shqipëri ka ndërfutje të kulturave të huaja pasi edhe një tost apo briosh, është një nga zgjedhjet që preferohet për të nisur ditën.

Ama mëngjesi tipik original shqiptar trahanaja. Një pjatë tipike, sidomos në ditët e ftohta të dimrit.

Po ashtu, gjalpi dhe reçelrat, petulla me djathë, si dhe byrekë të ndryshëm me gjizë ose spinaq, mbeten disa nga ushqimet më të konsumuara në mëngjes.

Italia

Italia është shteti që shquhet për gatimet e saj unike në të gjithë botën, mirëpo kur vjen fjala për mëngjesin, italianët zgjedhin diçka të shpejtë.

TIpike Italiane: Briosh i mbushur me krem ose çokollatë, si dhe kafe apo kapuçino.

Zvicra

Gjatë ditëve të javës, zviceranët konsumojnë një mëngjes të shpejtë, si p.sh. tërshërë me fruta të thata dhe kos. Megjithatë, në fundjavë, ata zgjedhin të hanë një mëngjes më të plotë dhe tavolina e tyre mbushet me djathëra, petulla me patate, vezë, si dhe brioshë të mbushur me mjaltë, gjalpë dhe reçel.

Turqia

Për turqit nuk është e habitshme nëse miqtë apo familjarët e ftojnë njëri-tjetrin për të ngrënë mëngjes, qoftë në shtëpi, por edhe në restorante luksoze.

Kjo sepse për ta mëngjesi është bollëk dhe padyshim vakti më i rëndësishëm.

Sofra turke është gjithmonë plot e përplot me pjata të kripura dhe të ëmbla.

Buka e njohur si “simit”, një bukë rrethore me fara; djathëra; ullinj; perime të freskëta; patate të pjekura; sallame; hallvë; mjaltë dhe reçelra të ndryshme. Tipike e mëngjesit turk, janë vezët e gatuara me feta suxhuku dhe erëza pikante.

Japonia

Mëngjesi japonez mund të konsiderohet një nga më të pasurit, jo më kot pjatat që konsumohen në këtë vakt mund të serviren në çdo orë të ditës.

Sipas traditës, japonezët zgjedhin të hanë me porcione të vogla, por të shumta dhe të ndryshme.

Peshq të tillë si salmoni ose skumbri, supa miso, perime turshi, orizi dhe

Rusia

TIpike Ruse: Havjari i kuq apo i zi, i shoqëruar me një krep apo petulla të vogla gjatë fundjavave.

Gjatë ditëve të javës, mëngjeset janë më të thjeshta; bukë thekre e ëmbël me gjalpë. Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme, që nuk mungon kurrë në një mëngjes rus, është çaji i zi.

SHBA

Në SHBA petullat me çokollatë ose me gjalpë, është një mëngjes klasik amerikan, ku kombinohen gjithmonë shijet e kripura dhe të ëmbla. Përveç petullave, nuk mungojnë as boronicat e freskëta, qumështi dhe shurupet e ndryshme të ëmbla.

Marrë nga Albanian Post.

SHARE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *