Filmat për të mos u humbur këtë dhjetor


Nga Besara Kaja

Periudhë festash! Koha ideale për të qëndruar më gjatë në shtëpi, për të shijuar një kakao të nxehtë, dhe për të ndjekur filmat e fundit në Netflix dhe jo vetëm.

Por cilat janë prodhimet më të reja që do të na gozhdojnë para televizorit këto kohë?

Nga komedia e zezë “Landscapers”, te drama kriminale “Aranyak” dhe “Sex and the City”, Amy Charles rendit filmat apo serialet e padiskutueshëm të këtij sezoni festiv.

“And Just Like That”

Disa nga personazhet më të dashur të viteve ’90, këtë vit rikthehen sërish.

Carrie, Miranda dhe Charlotte nga “Sex and The City” janë rikthyer, tani në të 50-at e tyre dhe duket se janë akoma magjepsëse, ambicioze dhe gazmore si kurrë më parë.

“Jeta është plot me surpriza”, thotë Carrie (Sarah Jessica Parker) në trailer-in, teksa shohim zonjat në New York City, që punojnë në mëngjes dhe shijojnë jetën në mbrëmje.

Ka shumë pak informacione të disponueshëm për përmbajtjen e këtij prodhimi kinematografik të profilit të lartë, por ajo që ne dimë me siguri është se Carrie tani është një podkaster dhe Charlotte (Kristin Davis) një prind me kohë të plotë, ndërsa Miranda (Cynthia Nixon) është ende një avokate me fuqi të lartë.

Të tjerat ngelen për t’u parë!

 “A Very British Scandal”

Prodhim i krijuesve të “A Very English Scandal” prodhim i  vitit 2018, me Hugh Grant në rolin e politikanit të turpëruar Jeremy Thorpe, vjen me “A Very British Scandal”, që tregon historinë e një kauze tjetër të famshme: divorcin e Dukës dhe Dukeshës së Argyll, një nga më famëkeqit e shekullit të 20-të.

Claire Foy (The Crown, First Man) dhe Paul Bettany (WandaVision) luajnë rolin e çiftit ndërluftues, ndërsa shkrimtarja pas saj është Sarah Phelps, më e njohur për përshtatjet e saj të guximshme të Agatha Christie.

Ngjarja me tri pjesë ndodh në vitin 1963, kur Margaret, Dukesha e Argyll-it, u akuzua publikisht për pabesi nga burri i saj i atëhershëm, pasi zbuloi një sërë fotografish me burra të tjerë.

Duke folur kur u njoftua seriali, Phelps tha: “Ndjeva shumë fort që ajo (Margaret) do të ishte dënuar për të qenit grua, për të qenë e dukshme, për refuzimin të tërhiqej, të ishte një vajzë e mirë dhe të heshte. Kjo dramë është nderimi im për të”.

Julia Davis dhe Phoebe Nicholls janë bashkë-aktorë në film.

Landscapers

Në maj 1998, Patricia dhe William Wycherley u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në Nottinghamshire dhe u varrosën në kopshtin e tyre.

Vrasësit e tyre – vajza e tyre dhe burri i saj – Susan dhe Christopher Edwards kaluan 15 vitet e ardhshme, duke vjedhur 245 mijë euro nga paratë e tyre dhe duke i shpenzuar ato në relikeve të Hollivudit.

Kjo është historia e vërtetë e “Landscapers”, komedi e zezë me krim të vërtetë me aktorët britanikë Oliva Colman (The Crown, The Favorite) dhe David Thewlis (Fargo, Harry Potter) si Susan dhe Christopher, dhe shkruar nga bashkëshorti i Colman, Ed Sinclair.

Ky serial me katër pjesë ndjek çiftin në arrati, teksandahen për herë të parë dhe bëhen fokusi i një hetimi të madh policor.

Harlem

Nga Tracy Oliver – krijuesja e filmit hit “Girls Trip” – vjen edhe kjo komedi e re, përsëri rreth katër miqve më të mirë, këtë herë të gjithë në të 30-at dhe që jetojnë në lagjen titullare të Nju Jorkut.

Meagan Good (Deception), Grace Byers (Empire), Shoniqua Shandai dhe Jerrie Johnson luajnë si katër aktorët kryesorë, profesor, stilist, këngëtar dhe sipërmarrës teknologjik, respektivisht, secili duke u përpjekur të kuptojë dashurinë, jetën dhe karrierën e tyre.

Kohët e fundit duke folur për “EW”, Oliver tha se shtysa për serialin ishte perceptimi i përgjithshëm se kur mbushni të 30-at, i keni të gjitha në vijë.

Unë kam thënë: “Tani jam në të 30-at dhe nuk kam asgjë në terezi”.

Po ashtu jam shprehur se, “kam kaq shumë miq që ende nuk po e kuptojnë veten e tyre, apo edhe që po ia fillojnë nga e para… Dhe kështu, mendova ‘le të jemi të sinqertë se si të tridhjetat nuk do të thotë domosdoshmërisht se i keni të gjitha gjërat së bashku”.

Emily në Paris

Sezoni i parë u kritikua nga francezët, të cilët e quajtën qesharake, ku Addison Nugent nga “BBC Culture” shkruante se ishte “një paradë e çdo klisheje të Hollivudit për jetën në kryeqytetin francez”.

Por, pavarësisht talljeve nga shumë njerëz, ky roman i shijshëm i “peshkut jashtë ujit” shkaktoi impakt.

Ai u shikua nga 58 milionë familje në 28 ditët e para, u nominua për Emmys dhe Golden Globes dhe u rinovua për një sezon të dytë brenda pesë javësh nga publikimi.

Emily e Lily Collins po hynte në ritmin e jetës parisienë nga fundi i sezonit të parë, po shkonte mirë në punë dhe duke bërë miq dhe të dashuruar (megjithëse me disa kompleksitete të bashkangjitura, natyrisht).

Por traileri i serialit të ri tregon Emily-n duke udhëtuar drejt jugut, duke pushuar në Saint Tropez idilik me shoqen Mindy (Ashley Park).

Të preferuarit e fansave, duke përfshirë Gabriel (Lucas Bravo), Camille (Camille Razat) dhe Julien (Samuel Arnold) gjithashtu do të kthehen, ndërsa mes atyre do t’i bashkohen kastit  dramaturgu Jeremy O Harris.

Burimi: Albanian Post

SHARE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *