Kur daton lëvizja për emancipimin e gruas në Shqipëri?
Nga Besara Kaja
Premisa e zgjedhjes së një gruaje si presidente e Republikës, është një prej çështjeve më të lakuara të aktualitetit.
Si rrjedhojë e përpjekjeve për arritjen e barazisë gjinore, prania e figurave femërore në poste kyçe, në politikë apo në fusha të tjera të jetës publike, është shtuar ndjeshëm.
Mirëpo, kur daton me përafërsi lëvizja për emancipimin e gruas në Shqipëri?
Imazhi ilustrues i referohet viteve ’20-’30 të shekullit të kaluar marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.
Kjo është pikërisht koha kur gruaja nisi të luante një rol të shtuar në shoqëri.
Tregues i këtij stadi zhvillimi është veçanërisht paraqitja e kuruar e zonjave, siç reflektohet në foto.
Burimi Albanian Post