Arsyet pse duhen konsumuar ushqime me Omega-3


Nga Besara Kaja

Kërkimet shkencore ende vazhdojnë të zhvillohen por  ka disa përfitime specifike shëndetësore që janë të vërtetuara nga konsumii i ushqimeve që përmbajnë omega-3.

Është e qartë se omega-3 ka disa benefite të rëndësishme në trupin tonë.

I pari është shëndeti i syve:

Acidi docosahexaenoic (DHA) një nga acidet yndyrore më të rëndësishme omega-3, në veçanti, ndihmon në rigjenerimin e rodopsinës, një pigment vizual i përfshirë në shndërrimin e dritës që godet retinën tuaj në imazhet vizuale që shihni.

Përmison humorin dhe shëndetin e trurit.

Omega-3 kontribuon në plasticitetin sinaptik dhe kujtesën, të cilat të dyja mbështesin të mësuarit.

Ato gjithashtu mund të mbështesin aspekte të ndryshme të humorit dhe mirëqenies mendore.

Disa kërkime shkencore sugjerojnë që omega-3 mbështesin aftësinë e trupit për t’iu përgjigjur dhe përballuar ndjenjave të stresit.

‘Forcon’ zemrën

Omega-3 janë të shëndetshme për zemrën dhe ky është fakt.

Hulumtimet tregojnë se përqendrimet më të larta të omega-3 lidhen me funksionin optimal kardiovaskular , duke përfshirë qarkullimin e shëndetshëm dhe rregullimin e presionit të gjakut .

Në fakt, konsumimi i EPA dhe DHA së bashku mund të zvogëlojë rrezikun e CHD (sëmundja koronare e zemrës) duke ulur presionin e gjakut.

Shëndeti i kyçeve.

Sipas kërkimeve shkencore thuhet se omega-3 mbështesin nyjet, veçanërisht rehatinë gjatë lëvizjes në një pjesë të madhe për shkak të veprimeve anti-inflamatore dhe mbrojtjes kundër stresit oksidativ që ofrojnë omega-3.

Thelbësore gjatë shtatzënisë

Për zhvillimin e syve dhe trurit të foshnjës Omega-3 adekuate janë thelbësore gjatë shtatzënisë dhe periudhës pas lindjes.

Hulumtimet tregojnë gjithashtu se ato nxisin një kohëzgjatje të shëndetshme gestacionale dhe peshë lindjeje.

Burimi: Albanian Post

SHARE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *